“Humbjen nuk e meritonim”, Mazzarri: Skuadra ka probleme, jo më kot u ndryshua trajneri

by admin
Spread the love

Napoli u dorëzua në transfertë ndaj Juventus me të kaltrit që krijuan shumë volum loje, por në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen me rezultatin 1-0.

Ishte një disfatë e rëndë për Kampionët në fuqi të Italisë që tashmë kreun e renditjes e shohin 12 pikë larg. Trajneri Ëalter Mazzarri pas ndeshjes me bardhezinjtë, theksoi se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen ndërsa shtoi se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u marrë me detajet që duhet të përmirësojë skuadra.

“Për fat të keq na mungoi kthjelltësia dhe kur kishim mundësinë për të kaluar në avantazh nuk ia dolëm, vetëm në atë mënyrë do ta dërgonim ndeshjen aty ku ne donim. Nëse nuk shënojmë si në atë rastin që pati Kvaratskhelia, atëherë mendoj se diçka nuk shkon. Pastaj në rastin e golit të Juventus bëjmë një gabim dhe e pësojmë menjëherë.

Gatti duhej të ishte mbrojtur më mirë nga ne, por nuk kam pasur kohën e mjaftueshme në këto pak stërvitje që kam zhvilluar që të merresha me detajet. Juventus është një skuadër fizike dhe që mbrohet mirë, por ne shpërdoruam shumë mundësi. Megjithatë, djemtë ishin autorë të një ndeshje të madhe dhe dominuam në aspektin e lojës. Nëse vazhdojmë me paraqitje si kjo ndaj Juventusit, mendoj se do të marrim shumë rezultate pozitive.

Tre humbje në katër ndeshje? Unë nuk kam shumë që e kam marrë drejtimin e skuadrës dhe nëse një trajner vjen përgjatë sezonit, do të thotë se tek ajo skuadër diçka nuk shkon. Mendoj se skuadra është mësuar të fitoj dhe në momentin që kalon në disavatazh, pëson një ngërç psikologjik. E sigurt është se ndaj Juventus nuk e meritonim të humbisnim”, u shpreh Mazzarri./Shqip


Top Channel

You may also like