Humbje minimale e Partizanit, kualifikimi vendoset në Elbasan

by admin
Spread the love

Partizani del me një humbje minimale 1-0 në transfertën kazake ndaj Astanës, duke shtyrë verdiktin për kalimin në fazën e grupeve të Conference League për të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena’.

‘Të kuqtë’ e nisën shumë keq ndeshjen dhe vuajtën shumë presingun e lartë të vendasve në pjesën e parë, teksa për ta bërë edhe më të vështirë, erdhi edhe dëmtimi i Grezdës, që la fushën për probleme muskulore.

Nga ana tjetër Astana shënoi dy herë, por vlejti vetëm njëri prej golave, ai i shënuan në minutën e 41-të dhe që vulosi edhe fatin e ndeshjes së parë Play Off të Conference Leagues.

Në pjesën e dytë u pa në fushë një Partizan ndryshe, teksa protagonist absolut u bë mesfushori Arinaldo Rrapaj, i cili provoi disa herë të gjejë golin e barazimit me goditje nga distanca, por nuk kalibroi si duhet të djathtën.

Nga ana tjetër Astana shënoi edhe dy gola të tjerë, por të dy u anuluan për pozicion jashtë loje, duke bërë që vërshëllima finale të lërë në fuqi rezultatin 1-0, i cili lë tërësisht të hapur garën për kualifikimin në fazën e grupeve.

Tashmë Partizanit i kërkohet një 90-minutësh perfekt në ‘Elbasan Arena’, ku bashkë me tifozët në tribuna, do të provojë përmbysjen e madhe dhe historike./ Super Sport


Top Channel

You may also like