Humbja nga jeta e Raphael Dwamena, Begaj shpreh ngushëllimet: Mësova me dhimbje lajmin tragjik

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta të futbollistit ganez Raphael Dwamena.

Begaj tha se e mësoi me dhimbje lajmin tragjik ndërsa vlerësoi kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri, për rritjen e cilësisë së këtij sporti.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dëamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas. Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, ka shkruar presidenti në një postim në Facebook.

Raphael Dwamena ndërroi jetë pas rrëzimit në fushë në ndeshjen me Partizanin. 28-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë sulmit në zemër, problem për të cilin në një rrëfim për Top Channel tha se e kishte mësuar në viitn 2027, por pasioni për futbollin ishte më i madh.


Top Channel

You may also like