Humbja e Francës ndaj Gjermanisë, Zhiru: Më mirë tani se në qershor

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Francës dhe i Milanit, Olivier Zhiru, dha një intervistë për “RMC Sport” ku analizoi humbjen e kombëtares së tij, përballë Gjermanisë me shifrat 0-2. Sipas francezit, kjo disfatë nuk është aq dramatike sa duket dhe shtoi se më mirë që humbën tani se në qershor, kur të fillojë edhe Kampionati Europian.

“Do të duhet të reagojmë që të martën kundër Kilit. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë se gjithçka është negative, patëm disa mundësi të mira shënimi. Sigurisht që ka gjëra për të korrigjuar dhe përmirësuar, por është më mirë të gabosh në këtë lloj ndeshjeje miqësore sesa në qershor. Sigurisht që nuk jam i shqetësuar për rezultatin, por kjo disfatë duhet të shërbejë për të na rikthyer vëmendjen”.

Franca do të ndeshet në miqësoren e ardhshme kundër Kilit, me 26 mars. “Gjelat” do të duhet t’u përgjigjen kritikave në një përballje jo të lehtë, kundër një ekipi që vjen nga një fitore 3-0 përballë Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like