Humbën derbin, skuadra turke pezullon pesë futbollistë… Mes tyre edhe ish-mbrojtësi i United

by admin
Spread the love

Besiktas u mposht në derbin e Stambollit përballë Fenerbahce me rezultatin 1-3

Kjo disfatë e lë Besiktas 14 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Fenerbahce. Por, kjo humbje nuk kalon thjeshtë në radhët e Besiktas duke qenë se së fundmi klubi ka pezulluar pesë futbollistë.

Fjala është për ish-futbollistin e Manchester United, Eric Bailly, sulmuesin Vincent Aboubakar apo edhe Jean Onana, Valentin Rosier si dhe Rachid Ghezzal. Këta lojtarë do të jenë të pezulluar për një afat të pacaktuar dhe që mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi final që do të mbajë klubi i Besiktas.

Komunikata e klubit të Besiktas: 

“Koordinatori i Përgjithshëm i ekipeve tona të futbollit Samet Aybaba njoftoi se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana u përjashtuan nga skuadra për shkak të performancës së dobët dhe papajtueshmërisë brenda ekipit. Puna jonë për strukturën e re të stafit vazhdon”./ Super Sport


Top Channel

You may also like