Humba BB dhe Kiarën, kur të dal do më thonë ‘ja ky mashtruesi’

by admin
Spread the love

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Luiz Ejlli trazoi të gjithë banorët dhe opinionin publik duke treguar se ai nuk është i sëmurë ashtu sikurse pretendonte dy ditë më parë, por ka rrëfyer historinë e një miku të tij.

Ditën e sotme ai ka mbledhur një pjesë të konkurrentëve, ku ka tentuar t’iu sqarojë atyre edhe situatën e krijuar nga ai, ku ka mohuar të jetë i sëmurë. Mes lotësh, ai tha sot se këtë gjë ia bëri vetes dhe tashmë përveçse ndihet i humbur, ka frikë se do ta quajnë edhe mashtrues.

Luizi: Duhet që të gjej një zgjidhje, ia bëra vetes, kurse ju po më bëni gjyqin, mënyra se si u shpreha ishte gabim, Unë tani humba Kiarën, Big Brotherin dhe kur të dal do më thonë ja ky mashtruesi!

Unë ia bëra vetes! Kam thënë një gomarllik!

Kejvina: Dje ke instistuar në këtë gomarllikun tënd!fakti që ti e pranove hallall! Tani kërkoju falje të gjithëve! Kush flet prapa faljes tënde është gabim!

You may also like