Humb besimin e “senatorëve” – Shqip

by admin
Spread the love

Në Barcelonë nuk kanë vetëm probleme financiare.

Sipas një burimi për “ESPN” Xavi Hernandez ka humbur besimin e disa prej lojtarëve më kryesorë të skuadrës.

Sipas burimit mësohet se disa lojtarë kanë humbur besimin te trajneri pasi ky i fundit u ka thënë se nuk mund të ambientohen kurrë më stilin e lojës së Barçës. “ESPN” bën me dije se trajneri akuzohet se nuk ka qenë kaq i hapur me të gjithë lojtarët.

Edhe pse Deko ka nënvizuar disa herë se pozicioni i Çavit nuk është në rrezik, mësohet se presidenti i klubit nuk është i këtij mendimi. Fakti që Barcelona është në vështirësi financiare, tani ka nisur edhe rindërtimin e “Nou Camp” për plot 1.25 bilionë paund, duket se po shtyn Laportën që të gjejë një zgjidhje brenda klubit në rast se do të largohet Çavi.

Mësohet se presidenti i klubit shikon me përparësi ngrijtjen në detyrë të Rafa Markez, i cili aktualisht është trajner i Barçës B.

You may also like