‘Hulku’ iranian turpërohet në ndeshjen debutuese të boksit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gjiganti muskuloz ‘u dërrmua’ nga një tjetër ‘bodybuilder’ në ndeshjen në Dubai

Sportisti muskuloz i njohur si ‘ Hulku Iranian’ nuk performoi aq mirë sa pritej në debutimin e tij në boks, teksa sensacioni i rrjeteve sociale u mund lehtësisht në ring nga boksieri tjetër muskuloz “Titani Kazak” në një ndeshje debutimi mbrëmë në  Dubai.

Hulku, emri i vërtetë i të cilit është Sajad Gharibi, mbahej si i pamposhtur në sportet e luftimit dhe pritej të ndeshej me britanikun Martyn Ford, por marrëveshja nuk u arrit dhe u ndesh dje me luftëtarin me masë të ngjashme Djumanov Almat Bakhytovich.

Por në pamjet video të shpërndara Hulk duket se është penduar që e ka marrë këtë vendim.

Mungesa e tij e eksperiencës në ring ishte aq e qartë sa që nuk arriti të përballonte goditjet e panumërta të kazakut.

Masa e madhe e Hulk dukej se ishte një tjetër pengesë për të, teksa ndeshja duket se përfundoi që në raundin e parë me nje mori goditjesh te arketuara nga iraniani.

Më pas Hulku Iranian kërkoi ndjesë për performancën në ring.

Nuk kam gjë për të thënë dhe i kërkoj ndjesë shikuesve iranianë”, ndërsa justifikohej se kishte pasur vetëm dy javë për të bërë stërvitje për luftimin.

 “Falemnderit për fjalët e mira e të këqija,” shkruante ai sipas të përditshmes The Mirror.


Top Channel

You may also like