Hristijan Mickoski në “Klan Direkt”/ VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm më 24 prill dhe 8 maj – Shqip

by admin
Spread the love

VRMO-DPMNE do të jetë fituese absolute edhe e zgjedhjeve presidenciale edhe atyre parlamentare. kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski në intervistën në Klan Direkt. Ai ka theksuar se për çdo ditë, rritet interesimi i qytetarëve për të votuar në zgjedhje dhe dalja mund të jetë nga 900 mijë deri në një milion Votues. Mickovski ka thënë se më 24 prillit dhe 8 Majit, do të kenë dy fish më shumë vota nga oponenti i tyre kryesor LSDM.

“Pres që dallimi pas rrethit të parë të jetë më e madhe se 100 mijë vota epërsi e Siljanovskës kundrejt Pendarovskit dhe mendoj se kjo do të thotë shumë në kahje të asaj se si do të zhvillohen punët mes dy rretheve, pasi rrethi i dytë është bashkë me zgjedhjet parlamentare dhe do të ndikojë në shumë gjëra… Nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhjet, ne do të kishim mes 53-56 deputetë, LSDM do të ishte diku tek 25, partitë politike shqiptare do të ndanin mes 25-27 deputet dhe pjesa tjetër do të ishte pjesë e portfolios mes Partisë politike ZNAM të Maksim Dimitrievskit dhe partisë “E Majta”, deklaroi Hristijan Mickoski.

I pyetur se si i komenton akuzat e pushtetit, se çdo mbështetje e opozitës është mbështetje ndaj Rusisë dhe se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, në vend do të ktheheshin incidente ndëretnike, Mickovski u përgjigj se me deklarata të këtilla pushtetin tenton të fsheh dështimet e saj. Sipas tij edhe opozita shqiptare nuk duhet të bjerë në këtë kurth të BDI-së.

“Unë nuk mendoj se opozita shqiptare duhet të hyjë në kurthin e BDI-së dhe të shkojë me retorikë të ashpër në bazë nacionaliste. Mendoj se kjo është gabim, sepse në atë mënyrë ata do të luajnë nëm terrenin e BDI-së, e jo në terrenin ku do të kenë rezultat të mirë dhe fitore, ndërsa kjo është ajo për të cilën flas vazhdimisht, krimi, korrupsioni, analiza komparative për atë se çka është arritur në 22 vitet e fundit, pse mbushen autobusët në Maqedoninë perëndimore me njerëz të ri të cilët e lëshojnë Maqedoninë dhe e kërkojnë fatin diku jashtë. Pse klasat janë boshe, pse nuk ka investime”, tha Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-s, Hristijan MJickovski, tha se në fokusin e tyre është kthimi i shtetit të drejtë, besimin në institucionet, luftën me krimin dhe korrupsionin dhe sundimi i së drejtës. Kreu i Opozitës Maqedonase në Klan Direkt tregoi ekskluzivisht se më 23-24 mars, ku përmes një ngjarje dy ditore do të prezantohet programi ekonomik i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e ardhshme./tvklan.mk

You may also like