Hoxha: Populli shqiptar vendos se cila parti do t’i përfaqësoj në pushtet dhe jo VMRO dhe LSDM

by admin
Spread the love

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, kryetari Lidhjes Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, tha se pyet eksponentët e VMRO-DPMNE-së, se cila është alternativa, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese? Ai tha se status quo-ja është e dëmshme për Maqedoninë e Veriut.

Hoxha foli edhe për takimin që kishin kohë më parë disa oligark maqedonas për të cilët u tha se dëshirojnë që ta rrëzojnë BDI-në “për shkak pushteti të madh që e ka”.

“BDI-në apo cilën do parti politike shqiptare pushteti mund t’i jep dhe ti merr vetëm popullata shqiptare. Nuk mund t’i merr dhe t’i jep pushtet as LSDM dhe as VMRO. Derisa nuk e kuptojnë këtë mendësi dhe mundohen që ta fitojnë duke krijuar partnere vasalësh nuk fitohet ashtu BDI-ja”, tha Hoxha. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like