Hovenier uron Donjeta Sadikun për fitoren: Shembull tjetër i sportisteve të mëdha të Kosovës

by admin
Spread the love

Para disa ditës, boksierja Donjeta Sadiku pas fitores së saj, plotësoi kuotën e Kosovës për Lojëra Olimpike.

Lidhur me këtë ka pasur urime të shumta, duke përfshirë edhe zyrtarë ndërkombëtarë, shkruan lajmi.net.

Ndër ta, Sadikun e ka uruar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Një shembull tjetër i shkëlqyer i sportisteve të mëdha të Kosovës! Urime Donjetës për këtë arritje të pabesueshme. Puna dhe përkushtimi juaj shërben si frymëzim për gratë dhe vajzat kosovare në sport”, ka thënë Hovenier përmes një postimi në ‘X’.

Përndryshe Donjeta është boksierja e parë nga Kosova që fiton kuotë për dy Olimpiada. /Lajmi.net/

 

You may also like