Hovenier falënderon Kosovën për konstruktivitetin e treguar dje, kërkon të merret me urgjencë propozimi franko-gjerman – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.

Ai ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.

“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranoj se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj”, është deklaruar Hovenier në Klan kosova.

Sipas tij kjo do të ndihmojë dy shtetet në rrugëtimin e tyre.

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet. Zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Europian dhe është mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Hovenier.

You may also like