Hoti: Qeveria t’i ndajë 10 milionë euro në vit për turizmin për vitin 2023 (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka deklaruar se në këtë vit është rritur numri i turistëve që kanë ardhur për të vizituar Kosovën.

Sipas tij, kompanitë turistike që operojnë kanë arritur që brenda pjesës së parë këtij viti të sjellin në vendin tonë mbi 160 grupe turistike nga të shtete të ndryshme.

Këto deklarata, Hoti i bëri në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

I pari  i Unionit të Turizmit të Kosovës është ankuar për buxhetin e ultë që e ka ndarë qeveria për turizmin. Ai ka thënë se, një shumë prej 13 mijë euro në vit për promovimin e turizmit dhe organizimet e nevojshme është qesharake.

Hoti ka kërkuar që qeveria në buxhetin e  vitin 2023, për turizmin të parashikojë një shumë deri në 10 milionë euro në vit.

You may also like