Hoti për shtrenjtimin e energjisë: Këto vendime vetëm racionale nuk janë

by admin
Spread the love

Avdullah Hoti nga LDK ka folur lidhur me vendimin e fundit të ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës rritja prej 100% e tarifave të energjisë elektrike vetëm për familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh nuk ka qenë aspak e nevojshme.

postimi i plotë:

100% RRITJE E TARIFAVE PËR NJË GRUP TË KONSUMATORËVE NGA ZRRE DHE 90 MILIONË EURO SUBVENCIONE TË ZOTUARA PËR ENERGJI NGA QEVERIA?!!!Këto vendime vetëm racionale nuk janë.

Nuk e gjenë një vend tjetër që ka zbatuar masa të tilla. Rritja prej 100% e tarifave të energjisë elektrike vetëm për familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh nuk ka qenë aspak e nevojshmë.

Për më tepër, këto familje e bartin barrën edhe për bizneset, për të cilat tarifat mbesin të njëjta.Dy nga masat e propozuara nga Grupi Parlamentar i LDK-së do të kishin mundësuar tejkalimin e krizës:1.

Heqja e përkohshme e TVSH-së në energji elektrike – do të mundësonte uljen e tarifave me 8% për të gjithë.2. Themelimi i ‘Fondit për konsumatorët në nevojë’ – ku shteti do të ndihmonte vetëm familjet më në nevojë. Një masë e tretë do të ishte ulja e shpenzimeve të lejuara për KOSTT, KEDS dhe KESCO, duke qenë se është kohë krize dhe barrën duhet ta bartim të gjithë proporcionalisht.

Pas tejkalimit të krizës do të fillonte një proces i gjerë i konsultimeve për vendimmarrje afagjate për sektorin e energjisë, përfshirë: investimet në gaz që u stopuan vitin e kaluar, inevstimet në bateri akumuluese për kohë krizash, termocentrale, prodhim me erë, si dhe rishikim substancial i strukturës së tarifave.

You may also like