HOLANDË – Rutte i siguron Kievit mbështetje të vazhdueshme

by admin
Spread the love

HAGË, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri holandez Mark Rutte i siguroi Kievit mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij, duke u bashkuar me liderët e tjerë evropianë me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

“Ju nuk jeni vetëm. Ne jemi pas jush”, tha sot Rutte në një videomesazh të postuar në X, dikur Twitter.

“Konflikti nuk është vetëm një betejë për Ukrainën, por gjithashtu ka të bëjë me sigurinë tonë. Sepse nëse presidenti rus Vladimir Putin është i suksesshëm në Ukrainë, ai nuk do të ndalet me kaq”, tha Rutte.

Kryeministri holandez konsiderohet favoriti për të pasuar Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, i cili largohet nga detyra në tetor.

Mbreti i Holandës Willem-Alexander dhe mbretëresha Maksima rikonfirmuan gjithashtu mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Në një mesazh, çifti vlerësoi qëndrueshmërinë dhe guximin e madh të popullit ukrainas përballë agresionit rus.

“Ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për burrat dhe gratë ukrainase që po luftojnë për liri, demokraci dhe drejtësi. Përkushtimi i tyre është një shembull dhe një frymëzim për të gjithë ne”, thanë ata. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like