Holanda për një tjetër fitore, Ishujt Faroe presin Moldavinë

by admin
Spread the love

Holanda do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në ketë fushatë eliminatore të vlefshme për EURO 2024.

Tulipanët  të cilët ndodhen në grupin B, vijnë pas dy fitoreve radhazi kundër Greqisë dhe Gjibraltarit me rezultatin e njëjtë, 3-0. Të besuarit e Koman ndodhen në vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara, teksa humbjen e vetme e kanë pësuar nga Franca në ndeshjen e parë të kualifikueseve.

Ekipi holandez do të përballet këtë të dielë me Irlandën. Britanikët aktualisht gjenden në vendin e parafundit në grup, ku kanë grumbulluar vetëm tre pikë në katër ndeshje të zhvilluara, falë fitores me Gjibraltarin. Sfida përballë Holandës konsiderohet si “treni i fundit” për të synuar kualifikimin për irlanezët. Grupi B në të cilin marrin pjesë dy përfaqësueset, kryesohet bindshëm nga Franca. “Gjelat” kanë arritur të grumbullojnë pikë të plota në pesë ndeshje të zhvilluara në grup dhe kualifikimi duket një formalitet.

“Tulipanët” duan të marrin fitoren e tretë radhazi para ndeshjes me Francën, që do të jetë e radhës për Holandën, por mbi të gjitha për të konsoliduar pozitat në vendin e dytë. Sfida midis Irlandës dhe Holandës do të zhvillohet në “Aviva Stadium” të Dublinit në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në “SuperSport3″.

Një tjetër sfidë  me interes për shqiptarët do të zhvillohet këtë të dielë mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy përfaqësueseve që ndodhen në të njëjtin grup me kuqezinjtë. Moldavia ka qenë surpriza në këto kualifikuese, ka arritur që të marrë 3 pikë ndaj Polonisë dhe të barazojë me Çekinë. Moldavët do të synojnë të përfitojnë dhe nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe faktit që Çekia nuk luan në këtë xhiro, për t’u ngjitur akoma dhe më shumë në renditjen e grupit E. Megjithatë, Moldavia në ndeshjen e  parë ka barazuar me Ishujt Faroe, çka bën që kjo sfidë mos të duket aq e lehtë për ta.

Ishujt Faroe vijnë pas humbjes 2-0 kundër Polonisë, një ndeshje në të cilën në mënyrë surprizë rezistuan deri në minutën e 73. Nordikët mbyllin grupin E, me vetëm një pikë në katër ndeshje të zhvilluara,  Ndeshja Moldavi-Ishuj Faroe do të zhvillohet në orën 18:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni gjithashtu live në “Shqip 3″.


Top Channel

You may also like