Lajmet e fundit që janë bërë publike rreth jetës private të mbrojtësit të Manchester City-t, Kyle Walker duken të pabesueshme.
Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.
Vetë Goodman zbuloi gjithçka gjatë një interviste për “The Sun”: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie-t. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë mund të merren vendimet e duhura. Unë nuk doja të isha unë ajo që do i tregonte të vërtetën Annie-t, por Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj. Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike. Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve”.
Top Channel