Histori e para tetë viteve/ Bonuçi: Guardiola ofroi 100 milionë euro që të më merrte te Siti, por zemra ime zgjodhi Juventusin

by admin
Spread the love

Leonardo Bonuçi zbulon një histori nga periudha e transferimeve të futbollistëve në vitin 2016. Mbrojtësi 36-vjeçar i Union Berlin tha për tabloidin britanik “The Sun”: “Në vitin 2016 isha pranë Mançester Sitit, i cili ofroi gati 100 milionë euro për Juventusin.

Por, së bashku me klubin vendosa të qëndroj. Më pas pati disa biseda edhe në vitin 2017, pasi Juve më nxori në shitje…

Në fund të fundit, gjërat duhej të shkonin kështu. Të isha nën urdhrat e Guardiolës do të ishte mirë sepse do të më kishte përmirësuar, por nuk mund të ankohem.

Në fakt në karrierën time kam fituar shumë trofe, gjithmonë kam  lënë zemrën time të më udhëheqë, prandaj qëndrova në Juventus.”

You may also like