“Hirushja” e Serie A, Thiago Motta: Një realitet si Bologna i bën nder futbollit

by admin
Spread the love

Bologna mund të konsiderohet pa frikë si surpriza më e këndshme e këtij sezoni në Serie A.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta i ka “rrëmbyer” skenën të mëdhajave tradicionale teksa ofron një futboll tërheqës dhe të ndryshëm nga ai italian.

Aktualisht, Bologna është në vendin e pestë dhe plotësisht në garë për të siguruar një kualifikim historik në Champions League sezonin e ardhshëm. Dy ndeshjet e fundit (një humbje dhe një barazim) kanë ndalur disi ritmin e të besuarve të Mottas, megjithatë tekniku italo-brazilian, thekson se e ndjen sërish dashurinë e tifozëve për skuadrën e tij. Pas barazimit të fundit me Genoan, Motta u shpreh se të gjithë e duan ekipin e tij pasi në fushë i qëndron besnik parimeve për futbollin që aplikon.

“Ne na duan njerëzit për atë që transmetojmë në fushë, atë që transmeton i gjithë grupi bashkë dhe secili indivi në veçanti. I qëndrojmë besnik idesë tonë për futbollin, respektojmë kundërshtarin dhe ndeshjen duke kërkuar gjithnjë maksimumin.

Askush në fillimin e sezonit nuk e ka besuar se Bologna do të ishte në këto pozita, por kjo është e bukura e futbollit. Një realitet si Bologna i bën nder jo vetëm vetes, por edhe lojës së futbollit”, u shpreh Motta./ Shqip


Top Channel

You may also like