Hill: Nuk është momenti i duhur që të mbahen zgjedhjet në veri

by admin
Spread the love

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk është momenti i duhur për t’u mbajtur zgjedhjet në komunat veriore në Kosovë më 23 prill.

Po ashtu, ai u shpreh se ShBA-ja është duke i shqyrtuar dhe vëzhguar të gjitha aspektet e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

“Jo vetëm vendi im, por edhe shumë të tjerë, besojnë se nuk është momenti i duhur për t’i mbajtur ato, duke qenë se aktualisht jemi në një moment kritik, në një moment domethënës për dialogun që po zhvillohet. Ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, tha Hill pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton mediumi serb “Blic”.

Ai shton se koha më e mirë për të folur për zgjedhjet është kur të kenë mbaruar, dhe kur të shohim “çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like