Hija e Rusisë, Polonia e Ukraina forcojnë aleancën! Siguria e kombit polak, në rrezik

by admin
Spread the love

Përballë rrezikut të përbashkët që i vjen nga Rusia, Polonia dhe Ukraina kanë vendosur të forcojnë aleancën e tyre e të lënë mënjanë mosmarrëveshjet lidhur me bllokadën polake të hyrjes së kamionëve ukrainas në Bashkimin Europian.

Në vizitën e tij të parë në Kiev që kur u zgjodh kryeministër i Polonisë, Donald Tusk e përshkroi konfliktin e Ukrainës si një betejë mes të mirës e të keqes, dhe tha se vendi i tij do të bëjë ç’është e mundur që kombi i munduar nga lufta gati 2-vjeçare, të triumfojë.

“Nuk më vjen turp t`i them këto fjalë: Është këtu në Ukrainë front ii madh global i përplasjes së të mirës dhe të keqes. Siguria e kombit polak dhe e shtetit polak është gjithashtu në rrezik nga kjo luftë”, tha Donald Tusk.

Aleatët e Ukrainës janë përpjekur javët e fundit ta sigurojnë vendin se janë të përkushtuar ndaj mbrojtjes së tij afatgjatë kundër forcave të Kremlinit mes shqetësimeve në rritje të Kievit se mbështetja perëndimore mund të zbehet.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe ministri i ri i jashtëm i Francës udhëtuan gjithashtu drejt kryeqytetit ukrainas së fundi. E vendosur në krahun lindor të NATO-s, Polonia ka qenë një nga aleatët më të fortë të Ukrainës në luftën e saj për të mposhtur Rusinë. Qeveria në Varshavë ka ofruar armë dhe ndihmë humanitare dhe i hapi kufijtë e saj për refugjatët ukrainas që kur trupat e Moskës pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Por marrëdhëniet u përkeqësuan vitin e kaluar pasi konkurrenca ekonomike nga prodhuesit ukrainas të ushqimit zemëroi polakët të cilët thanë se kjo po u rrezikonte atyre jetesën. Shoferët polakë të kamionëve protestuan kundër hyrjes pa leje të kamionëve ukrainas në BE, megjithatë bllokada e tyre, që nisi në nëntor, u pezullua javën e kaluar.


Top Channel

You may also like