Hidhet shorti botëror i klubeve – Shqip

by admin
Spread the love

Real e Flamengo ‘debutojnë’ në gjysmëfinale, turneu mbahet në Marok

Maroku është gati për të përjetuar emocionet e Botërorit të futbollit në nivel klubesh. Goglat përcaktuan edhe rrugëtimin e dy skuadrave pretendente për titull, Real Madrid dhe Flamengo, të cilat në rast se gjithçka shkon mirë do të tregonin forcat në finalen e madhe.

Në raundin e parë do të luajnë Al Ahli i Egjiptit me Aukland City të Zelandës së Re. Fituesi i kësaj përballje do të sfidojë Seattle Sounders të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në gjysmëfinale në këtë short i pret Real Madrid.

Në krahun tjetër, Wydad Casablanca i Marokut dhe Al Hilal i Arabisë Saudite do të sfidohen me njëra-tjetrën dhe fituesin e pret në gjysmëfinale Flamengo. Botërori i Klubeve zhvillohet zakonisht në Dhjetor, por kësaj here këtë hapësirë e pati Kupa e Botës Katar 2022. Botërori i Klubeve do mbahet nga 1 deri në 11 Shkurt në dy qytete, Rabat dhe Tangier. Chelsea është skuadra e fundit që triumfoi në Botërorin e Klubeve, teksa mposhti pas kohës shtesë 2-1 brazilianët e Palmeiras.

Klan News

You may also like