Hidhet në erë një bankomat përballë Komunës së Çairit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nga MPB për TV21 njoftojnë se nga shpërthimi i bankomatit përballë komunës së Çairit janë dëmtuar 3 automjete. Nga MPB shtojnë se lënda shpërthyese është vendosur nga një veturë ku ishin 4 persona.

“Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 në SPB-Shkup është raportuar se në zonën e Butelit katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga efektivët e policisë dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Video:

You may also like