Hetim i ri kundër Muhamed Zeqirit

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Muhamed Zeqiri mbetet në arrest shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Zeqiri është në arrest shtëpiak që një javë pasi Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e avokatëve t tij dhe ia ndryshoi masën nga arrest efektiv në arrest shtëpiak, për shkak të problemeve shëndetësisë, për të cilat mbrojtja ka dorëzuar edhe dokumentacionin mjekësor, përcjell SHENJA.

Ndërkaq, nga ana e prokurorisë pas gjetjes se dokumentacionit të ri me shkrim, ne fakt pasi u dorëzua nga Qeverisë e RMV-së, Sekretari i Përgjithshëm ka dhënë urdhër KO nr.59/22, datë 02.06.2022 me qëllim për ta analizuar të njejtën . Duke qenë se analiza nuk është kryer, për momentin nuk mund të kryhen veprime të tjera hetimore, mirëpo pas pas kryerjes së analizës do të ndërmerren veprime të tjera ligjore për sigurimin e provave të besueshme prej të cilave do të vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën për të cilën akuzohet”, thuhet në vendim, transmeton SHENJA.

Prokuroria vlerëson se se në rastin konkret ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezikun e arratisjes së të dyshuarit që ka ekzistuar në momentin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak, gjegjësisht llojin dhe peshën e dënimit të paraparë për krimet pë të cilat dyshohet i dyshuari, si dhe mundësia e shqiptimit të dënimit me burg.

Njëkohësisht prokuroria vlerëson se ekzistojnë ende rrethana që tregojnë se i dyshuari do të pengojnë procedurën penale duke ndikuar të dëshmitarët, duke marrë parasysh se në vazhdimin e procedurës hetimore është e nevojshme të intervistohen më shumë dëshmitarë, për të cilët i dyshuari i njeh dhe ka bashkëpunuar, kështuqë duke marrë parasysh rëndësinë e deklaratave të tyre, mund të pritet që të ndikojë të ata.

Në vendim përmendet data 2 qershor. Është një ditë pasi Antikorrupsioni njoftoi se do të dorëzojë iniciativë në prokurori kundër ish-sekretavë të përgjithshëm Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri për keqpërdorim të detyrës zyrtare me lidhjen e marrëveshjeve për të drejtat e autorit. Nga prokuroria ende nuk kemi marrë përgjigje nëse datat përkojnë apo nëse prokuroria është duke i hetuar të dhënat e antikorrupsionit. /SHENJA/

 

You may also like