Herë e ndezin, herë e fikin me buton – Shqip

by admin
Spread the love

“Politikanin Playstation Kovaçevski, si e kanë ndezur ashtu edhe do ta fikin nga Qeveria, duke shtypur një buton, qoftë në Murtino apo në Reçicë të Vogë” – kështu ka akuzuar sot VMRO-DPMNE-ja opozitare. Sipas kësaj partie, kryeministri Kovaçevski është vetëm zgjidhje e përkohshme në qeveri, që e ruan karriken për një kryeministër tjetër që paralajmërohet nga partnerët e tij, përcjell Klan Maqedoni.

“Kovaçevski nuk e fsheh dot nervozizmin. Është kaq evidente në çdo dalje të tij publike, e sidomos në intervistën e sotme. Është rezultat i realitetit të rremë që ai paraqet, në të cilin ai vetë nuk beson. Ai mendon se nëse ka blerë një pako makarona me shumë bujë dhe kamera, e di si jetojnë qytetarët. Natyrisht, ai as nuk e njeh dhe as nuk e ndjen inflacionin që ka ngrënë rrogat dhe standardet e qytetarëve. Gjimnastika e tij statistikore nuk mund të zëvendësojë realitetin e hidhur të njerëzve që kanë gjithnjë e më pak para për të përballuar gjërat që mund të kishin blerë 2, 5 apo 10 vjet më parë. Ulja spektakolare e makaronave për disa denarë është në disproporcion me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që ka më shumë se një vit, ngritjes së çmimit të rrymës, karburanteve etj”, honë nga VMRo-DPMNE./KlanMacedonia

You may also like