HELSINKI – Nis puna për ndërtimin e murit në kufirin me Rusinë

by admin
Spread the love

HELSINKI, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Finlanda ka nisur puna për ndërtimin e murit në kufirin lindor me Rusinë.

Ajo filloi dje, me heqjen e pemëve në të dy anët e postës kufitare të Imatrës dhe tre kilometra gardh do të ngrihet për të provuar nëse do t’i rezistojë ngricave të dimrit apo një fluksi të mundshëm masiv të njerëzve nga Lindja. .

Kjo pjesë e parë e murit të testimit duhet të jetë gati në qershor.

Në nëntor, mes tensioneve në rritje me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, qeveria finlandeze paraqiti një plan për të siguruar kufirin e saj me një gardh 200 kilometra në kufirin e saj total prej 1300 kilometrash: mbi tre metra me tela me gjemba, kamera për shikimin e natës dhe drita. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like