Helidon Bushati: Paradoks të shkarkosh ujin në det pa arritur kuotat maksimale në kaskadë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vendin tonë dhe për reagimin e autoriteteve shqiptare.

Në një postim në “Facebook”, Bushati thotë se zyrtarët shqiptarë po e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Sipas deputetit demokrat, është paradoks që të lejohet shkarkimi, sepse janë arritur kuotat maksimale ndërkohë që HEC-et në Koman dhe Vau Dejës janë me kapacitet të përgjysmuar.

“Mund edhe të “fshihesh” pas këtij arsyetimi dhe nuk merret kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin. Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është ose trimëri e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo”, – shkruan ndër të tjera Bushati.

Postimi i Helidon Bushatit:

“Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”. Sot do të shkonte shumë shprehja,natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det, e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune?

Si mundet të shfrytëzosh 200MW nga Komani që ka 600MË dhe 150MW nga Vau Dejës që ka 250MW

Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim i pronës publike.

Kapacitetet e prodhimit prej 850MW (600MW në Koman me 4 agregatë dhe 240MW në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MW, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.

Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës.

Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks!

Mund edhe të “fshihesh” pas këtij arsyetimi dhe nuk merret kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.

Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është ose trimëri e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.

Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det”, shkruan ai.

You may also like