Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese

by admin
Spread the love

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që sipas tij, ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Ai tha se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese siç ishin, sipas tij, protestat e dhunshme të vitit 2015 në dialogun e Vjenës e procese të tjera.

“Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like