Haxhiu thotë se disa deputetë të pozitës janë deklaruar pro tërheqjes së 30% nga Trusti

by admin
Spread the love

Nga 22 shtatori kur edhe është proceduar në Qeveri Projektligji për plotësim
ndryshimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale, kane mbetur edhe tri javë kur
ekzekutivi duhet të kthej përgjigje për lejtimin ose jo të tërheqjes së
mjeteve.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, iniciues i kësaj iniciative, në
një intervistë për Shqip tha se Qeveria duhet që të marrë vendim pro
tërheqjes duke marrë për bazë humbjet e Trusti për 7 muaj që kalojnë mbi 1
milion euro.

Tutje, ai tha se ka disa reagime të deputetëve të mazhorancës të cilët janë
deklaruar pro tërheqjes së 30% të Trustit.

“Javën e kaluar me datën 22 shtator është proceduar në Qeveri. Qeveria
ka 30 ditë kohë të japë mendimin e saj për këtë projektligj sepse është e
njohur me problematikën dhe me faktin që Trusti ka humbur 1 milion euro për 7
muaj”.

“Ne kemi pare disa reagime të deputetëve të mazhorancës që janë deklaruar
pro tërheqjes së trustit sepse qytetarët është më mirë të marrin disa nga
mbetjet e tyre nga kursimet e tyre. Po shpresojmë që pas iniciativës së qytetarëve
tani më të zhveshën nga petku politik deputetët e mazhorancës dhe të votojnë
pro interesave të qytetarëve për Trustin”.

Mes tjerash, deputeti Haxhiu tha se do të jetë zhgënjim i madh nëse
mazhoranca nuk e voton Trustin.

“Do të jetë zhgënjim i madh për qytetarët dhe do të jetë humbje e madhe e mjeteve të Trustit. Është absurde se si të lejohet humbja e Trustit në tregjet ndërkombëtare”, tha Haxhiu.

You may also like