Haxhiu për Vettingun: Do të jetë komplet i pavarur dhe i monitoruar nga BE-ja dhe ShBA-ja

by admin
Spread the love

Në pritje të
Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting, ishte
temë diskutimi ndërmjet Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe
Komisionit për Legjislacion, raporton Ekonomia Online.

Për të dhënë
mendimin e saj rreth kësaj çështjeje, ishte edhe ministrja e Drejtësisë,
Albulena Haxhiu.

Ajo tha se Vettingu
ka qenë njëri prej zotimeve të tyre, derisa shtoi se ky propozim i Qeverisë nuk
ka dalë dosido, duke theksuar se janë dëshmitarë për problemet që ballafaqohet
sistemi i drjetësisë.

“Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikimi siç janë gjyqtar, prokurorë. Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”, tha Haxhiu.

You may also like