Haxhiu nënshkruan udhëzim administrativ për zyrtarët korrektues

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar udhëzimin administrativ, përmes të cilit ka thënë se janë përditësuar dhe avancuar procedurat graduese të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ky udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes të cilit kemi përditësuar dhe avancuar procedurën graduese, kriteret e nevojshme që duhet të plotësohen lidhur me gradimin dhe përcaktimin e gradave”.

“Po ashtu, ky Udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së”, ka shkruar ajo.

 

 

 

You may also like