Haxhiu fton opozitën për bashkëpunim: Vettingu përfundon për 5 vjet, fillon vitin tjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Drejtësisë, Albulena
Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie ka ftuar grupet parlamentare
për takim, me qëllim të fillimit të punës për reformën e thellë në drejtësi,
raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ishte e bindur se procesi i
vettingut do të marr mbështetjen e plotë edhe nga grupet e tjera parlamentare.

“Qeveria i dha mbështetje një
dokumenti që konsiderohet i rëndësishëm dhe menjëherë do të formojmë grupin
punues”.

“Paralelisht me këtë gjatë kësaj
periudhë planifikojë ti bëjë ftesë grupeve parlamentar për takim me qëllim të
ndërtimit për reformën e thellë në drejtësi”.

Ajo shtoi se procesi i vettingut
do të nis në vitin e ardhshëm, dhe do të mbyllet brenda afatit 5 vjeçar.

“Do të mbyllet brenda afatit
5 vjeçar dhe do të nis në vitin e ardhshëm”.

Haxhiu për aksionin në veri tha se
kriminaliteti duhet të shkatërrohet, derisa ka thënë se e ka mbështetjen e Qeverisë
ky aksion i policisë në nivel vendi, raporton EO.

“Besoj se e keni parë
komunikatën nga Policia e Kosovës, ky operacion është në nivel vendi ku po përfshihet
Prishtina, Mitrovica, Peja, dhe qëllimi është parandalim i kontrabandës së
mallrave, dhe e k mbështetjen e qeverisë së Kosovës”.

You may also like