Haxhiu e quan paranojak Kurtin: Prapa grevës qëndron vetëm SBAShK-u

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për deklaratën e Kryeministrit Kurti se prapa grevës qëndron opozita, ka thënë se nuk qëndron një gjë e tillë.

Haxhiu në “Prime Time” në Kanal 10 ka thënë se Kurti ka paranoja, prandaj edhe bënë paragjykime të tilla.

“Kryeministri Kurti ka paranoja me këto lloj paragjykimesh. Ndoshta për faktin se sa ka qenë në opozitë ka qenë njëri prej promotorëve të grevave, protestave dhe shumë situatave konfliktuoze brenda dhe jashtë Kuvendit, dhe mendon se gjithë të tjerët bëjnë si ka bërë ai në opozitë”.

“Kjo grevë ka rrjedhë prej SBAShK-ut dhe mësimdhënësve, nuk jemi involvuar në të”, ka thënë Haxhiu.

You may also like