Havertz flet pas fitores: Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, nuk kemi mundur të shfaqim agresivitet

by admin
Spread the love

Chelsea e ka kryer detyrën në përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Lille.

Në sfidën e zhvilluar në Stamford Bridge, Blutë i shënuan dy gola duke mos pranuar asnjë dhe kanë marrë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Kai Havertz ka shënuar gol për ta ndihmuar fitoren 2:0 të Chelseat ndaj Lille. Golin e dytë, Blutë e realizuan në fraksionin e dytë të lojës. Christian Pulisic u nxor në rast nga N’Golo Kante dhe e dyfishoi epërsinë 

Havertz pas ndeshjes tha se ishin në dijeni se kjo ndeshje ishte e vështireë dhe se nuk kan mundur të shfaqin shumë agresivitet.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Lojtarët e Lille kanë luajtur shumë mirë dhe pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne. Është gjysma e lojës dhe tani duhet ta fitojmë edhe ndeshjen tjetër”, ka thënë Havertz për BT Sport. 

“Nuk e kemi luajtur lojën më të mirën tonën dhe ishte vështirë. Nuk kemi mundur të shfaqim agresivitetin e zakonshëm, por kemi fituar 2:0. Ne kemi shumë shanse për të fituar një tjetër trofe”, ka shtuar sulmuesi gjerman.

/Insporti.com

You may also like