Hasanbegi, Kamenica dhe Ohri në qendër të vëmendjes – Shqip

by admin
Spread the love

Sot me fillim në orën 14:00, në të gjitha terrenet e Ligës së dytë unike zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të sezonit pranveror apo ato të 17-ta të kampionatit. Në këtë xhiro ka shumë ndeshje interesante epilogu i të cilave do të ndikon renditjen e tabelës. Lideri në tabelën e klasifikimit Gostivari në transfertë takohet me Detonit Pllaçkovica, ndërsa në stadiumin e Hasanbegut, Fortuna&Pehçeva është nikoqire e Voska Sport. Në stadiumin e Vrapçishtit, ekipi Besa e Dobërdollit takohet me Pelisterin, ndërsa Ohri është nikoqir i Vardarit.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Çegran aty ku përballen Arsimi dhe Kozhufi, Karaormani në Strugë përballet me Sllogën e Vinicës, Boreci e pretë Bellasicën dhe DEtonit Pllaçkovica takohet me ekipine Teteksit.

Liga e dytë, java e 17-të, takohen:

Besa – Pelisteri

Kamenica Sasa – Gostivari

Pehçva&Fortuna – Voska Sport

Boreci – Bellasica

Detonit Pllaçkovica – Teteksi

Ohri – Vardari

Arsimi – Kozhufi

Karaormani – Slloga

Të gjitha ndeshjet e Ligës së dytë fillojnë në orën 14:00.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like