Hasan Kadriu zgjidhet kordinator i PDE për Kumanovë – Shqip

by admin
Spread the love

Në kuadër të organizimit të strukturave të Partisë Demokratike Evropiane, sonte u mbajt Kuvendi themelues për Këshillin komunal në Kumanovë.

Në një atmosferë impozante, me pjesmarrës nga të gjitha këshillat lokale të Kumanovës, me mbështetje unanime për kordinator i PDE për Kumanovë u zgjodh profesori Hasan Kadriu.

Kuvendit themelues i’u drejtua edhe kryetari Arjanit Hoxha i cili në fjalimin e tij tha: “Ky masovitet në Kumanovë dëshmon se ne po ndërtojmë partinë mbi themele të shëndoshë. Qëllimi jonë është të ndërtojmë një gjeneratë të re politikanësh të cilët kanë kapacitet për të udhëhequr me shtetin në formën më të mirë, duke ofruar profesionistë të vërtetë dhe duke bërë institucionet sa më të hapura dhe bashkëpunuese me qytetarët”.

Së shpejti pritet edhe organizimi i Këshillave komunale tjera të PDE duke rrumbullaksuar këtë proces deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të këtij viti.

You may also like