Harta alarmuese e hepatit akut te fëmijët, ekspertët zbulojnë shkakun dhe simptomat

by admin
Spread the love

Përhapja  alarmante e hepatitit tek fëmijët mund të jetë shkaktuar nga Covid-19, pasi u ka dobësuar imunitetin, sipas ekspertëve të  shëndetësisë, shkruan Daily Mail.

Njoftimi erdhi pasi dy fëmijë të tjerë kanë nevojë për transplantim të mëlçisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dhjetëra të tjerë po marrin ndihmë mjekësore. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thanë se shpërthimi global i rasteve mund të jetë rezultat i masave pandemike që penguan fëmijët në vitet e tyre ‘formuese’ të ekspozohen ndaj infeksioneve të zakonshme.

Në total, 114 raste të hepatit janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në katër javët e fundit, ndërsa dhjetëra fëmijë të prekur i janë nënshtruar  transplantit të mëlçisë. Rastet e para u zbuluan në Skoci më pak se një muaj më parë. Shumica e rasteve janë shënuar tek fëmijët e moshës nën 5 vjeç, të cilët fillimisht kanë shfaqur diarre dhe të vjella, ndërsa më pas kanë shfaqur shenja të zverdhjes në lëkurë dhe syve.

Hetimet mbi shpërthimin e hepatit po vazhdojnë, por zyrtarët besojnë se sëmundja mund të shkaktohet nga një adenovirus, një infeksion viral i cili zakonisht është përgjegjës për nuhatjen dhe ka qenë i lidhur me tre të katërtat e të gjitha rasteve.

Ndërsa problemet me mëlçinë janë konstatuar në 12 vende të ndryshme, pëfshirë SHBA-në, Irlandën dhe Spanjën.

Deri më tani një fëmijë ka humbur jetën.

Në Irlandë janë infektuar më pak se 5 fëmijë,  ndërsa në Angli janë raportuar 114 raste, në Norvegji 2 raste, në Danimarkë 6 raste, Holandë 4 raste, Rumani 1 rast, SHBA 11 raste, Spanjë 13 raste, Franc1% 2 raste, Itali 4 raste dhe Izrael 12 raste.

Raster e hepatitit tek fëmijët mund të jenë thjesht ‘maja e ajsbergut’, sipas ekspertëve mes frikës në rritje për shpërthimin misterioz global. Por virologët kanë frikë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë sepse shumë prindër mund të mos vënë re shenjat paralajmëruese.

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjashtuar si shkak të mundshëm vaksinën kundër Covid, pasi asnjë nga fëmijët në Britani nuk është vaksinuar kundër Covid.

Rruga Press

You may also like