Harry shkroi një letër shumë të ndjerë për fëmijët që kanë humbur njërin prind

by admin
Spread the love

Princ Harry, gjeti mënyrën e tij për të ngushëlluar të gjithë fëmijët që kanë humbur prindërit teksa shërbenin në ushtrinë e vendit. Në eventin përkujtimor për të gjithë veteranët që humbën jetën në shërbim të vendit, Harry, ndonëse nuk ishte fizikisht prezent, mori vëmendjen përmes një letre të ndjerë, dedikuar të vegjëlve.

“Ne kemi një lidhje të veçantë bashkë edhe pse nuk jemi takuar ndonjëherë. Si unë dhe ju kemi humbur njërin prind. E di shumë mirë ç’lloj dhimbje dhe dëshpërimi vjen bashkë me këtë humbje të madhe, por dua të dini që s’jeni vetëm. Sot, teksa ne kujtojmë dhe nderojmë heronj si mami apo babi juaj, juve ju duhet të përballeni me ndjesi të vështira. Shpresoj që të gjeni ngushëllim dhe forcë duke ditur që dashuria e tyre për ju jeton dhe shkëlqen.

LEXO EDHE KETE

Këngëtares së njohur shqiptare ia vjedhin paratë e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit 

Sa herë që ju duhet të kujtojnë diçka të tillë, ju inkurajoj të mbështeteni tek miqtë tuaj. Një nga mënyrat më të mira që kam mësuar për ta përballuar dhimbjen ka qenë përmes komunitetit. Duke folur për lëndimin dhe mungesën time. S’mund të isha më mirënjohës dhe i çliruar sesa të di që jeni të rrethuar me njerëz të mrekullueshëm që do t’ju mbështesin gjatë gjithë rrugëtimit tuaj. Të gjithë e dimë që disa ditë janë më të vështira se të tjerat, por bashkë këto ditë lehtësohen sado pak.”A

Princi ka qenë pjesë dhe ka punuar me komunitetin e quajtur Scotty’s Little Soldiers për vite me radhë, madje në 2019-ën u vesh edhe si Babagjyshi i Krishtlindjeve për t’jua bërë edhe më të gëzuara festat.

Themeluesit e komunitetit kanë shprehur mirënjohje për faktin se pavarësisht se duka hoqi dorë nga mbretëria dhe detyrat që vijnë pas titujve, vijon të mbështesë kauza të tilla.

“Të marrim një letër të tillë pikërisht këtë ditë, është një shtysë e madhe për ne. Ai e kupton më mirë se gjithë të tjetrët se çdo të thotë të rritesh pa njërin prind dhe mendimet e tij për ne do të thonë shumë.”- u shpreh themeluesi i Scotty’s Little Soldiers./Botapress.info/

You may also like