Harruan audion ndezur, publikohet momenti kur “Vëllai i Madh” qorton Monikën në dhomën e rrëfimit – Shqip

by admin
Spread the love

8:15 | 14 Shkurt 2022

Big Brother është formati televiziv më i shikuar i momentit.

Pas kësaj shikueshmërie, shikuesit janë ata që mundohen që asnjë detaj të ju ikë, shkruan lajmi.net.

E një video që kohëve të fundit është bërë virale në rrjete sociale, ka të bëjë me Monikën dhe “Vëllain e Madh”.

Pjesë e rregullave të lojës është që bisedat në dhomën e rrëfimit nuk duhet të dëgjohen.

Por kjo gjë u ka ikur produksionit.

Shikuesit ishin ata të cilët u treguan të kujdesshëm për detajet dhe e kanë kapur këtë moment.

Bëhet fjalë për një moment ku produksioni qorton Monika Lubonjën, dhe nga pakujdesia ata kanë harruar audion ndezur.

Kujtojmë që Monika është eleminuar të premten./Shqip/

VIDEO

 

You may also like