Haradinaj takohet me ambasadoren Tamar Ziv

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri.

“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka përfunduar Haradinaj.

You may also like