Haradinaj në përvjetorin e masakrës së Studimes: Plagët e popullit s’mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

by admin
Spread the love

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj.

Ai ka thënë se plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

“Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv

Haradinaj  shtoi se nuk do të ndalen derisa autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

“Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like