Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: I kujtojmë me dhimbje dhe krenari!

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.

Haradinaj ka thënë se liria i ka themelet në gjakut e mijëra martirëve dhe dëshmorëve të kombit, shkruan Klankosova.tv.

“Liria që e gëzojme sot ka themele gjakun e mijëra martirëve dhe dëshmorëve. Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.

I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 68 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like