Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli pa alkool në Prizren, raporton Kosova Post.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha udhëhoqi ceremoninë e hapjes së hotelit, duke drejtuar këtë lutje:

“O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”.

Kujtomë se Islami e ka të ndaluar alkoolin dhe jo thjesht sasi të caktuar. Ndërkohë, në parimet e fesë është që besimtari të ushqehet me hallallëk, pra vetëm me të lejuarën, si garanci për pasuri e jetë të bereqetshme. /tesheshi.com/

You may also like