Hapja e kalimit kufitar të Kerem Shalom, OBSH mirëpret vendimin e Izraelit: Lajm i mirë!

by admin
Spread the love

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mirëpritur hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke e konsideruar atë “lajm i mirë”. 

Në një prononcim për gazetarët në Gjenevë, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza, Dr. Richard Peeperkorn vlerësoi hapjen vendkalimit, por tha se kishte spitale që ishin të vështira për t’u arrirë në veri të enklavës që kishin nevojë thelbësore furnizime mjekësore.

Kalimi Kerem Shalom ndodhet në cepin jugor të Gazës, në kufirin e saj me Izraelin dhe Egjiptin. Ditët e fundit është përdorur si pikë kontrolli për të përshpejtuar procesin e kontrollit në vendkalimin Rafah.

Dr Peeperkorn tha: “Si mund të sigurohemi që këta kamionë me ndihma të mund të shkojnë kudo në Gaza, jo vetëm në jug, por edhe në veri?” 


Top Channel

You may also like