Hapet Poliklinika e re e Sarajit – Shqip

by admin
Spread the love

PREZENT KOVAÇEVSKI, GRUBI DHE MEXHITI

Pas gjashtë vite pritjeje, Poliklinika e re e Saraj fillon me punë. Siç njofton KlanM, Poliklinika ka qendër vaksinimi të fëmijëve, të moshës parashkollore dhe shkollore, stomatologji parandaluese për fëmijët. Krahas këtyre shërbimeve, poliklinika do të ofroj edhe kujdes shëndetsorë specialist konsultativë. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti theksoi se investimi i klinikës është 79 milion denarë.

“Është një nder i madh që mëngjesin e sotëm bashkërisht të promovojmë hapjen e Poliklinikës së Sarajit, e cila do u shërbej mbi 45 mijë banorëve në këtë pjesë të qytetit. Dua të theksoj se ky është një sukses i përbashkët për të cilët duhet të krenohemi të gjithë. Bëhet fjalë për një investim prej 79 milion denarë, i siguruar nga Ministria e shëndetësisë. Poliklinika në Saraj do të ofroj kujdes shëndetësorë për qytetarët e mbi 20 vendbanimeve”, tha Fatmir Mexhiti.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi e në Poliklinikë tashmë janë punësuar 26 persona, ndërsa numri do të rritet deri në 54 të punësuar, me qëllim të funksionimit me kapacitet të plotë të klinikës.

“26 persona me profile të ndryshme janë punësuar në këtë Poliklinikë, do të punësohen edhe 26 të tjerë. Ju e dini se kemi procesin e 1.117 punësime të reja në sistemin Shëndetësor dhe mendoj se disa prej tyre do të vijnë këtu në Poliklinikën e Sarajit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeminsitri Artan Grubi deklaroi se hapja e Poliklinikës së Sarajit është paralajmërim i bukur i realizimit të pritshmërive të qytetarëve.

“Jam këtu për të uruar qytetarët e komunës së Sarajit, që të gjithë nga i pari deri te i fundit për plotësimin e një premtimi të dhënë në fushatën e kryetarit të komunës së Sarajit. Tashmë pas një pasqyre kaq të bukur që po krijohet këtu bashkarisht, duke qenë përfaqësues të tre partive politike participuese në qeveri. Së bashku po e bëjmë hapjen e këtij objekti të rëndësishëm për komunën tuaj dhe është një si hare apo është një paralajmërim shumë i bukur i gjërave të cilat ne bashkarisht mund ti bëjmë. Siç është fronti Evropian por siç është edhe realizimi i të gjitha pritshmërive të qytetarëve tanë”, tha Artan Grubi.

Objekti i poliklinikës së Sarajit është i pajisur me laborator kimikë, kabinete të diagnoztifikimit me rreze x, një kabinet për orologji, një dermatolog dhe një kabinet neurologjik./KlanMacedonia

 

 

You may also like