Hap fals nga Rangers, Tavernier shmang humbjen përballë St Mirren

by admin
Spread the love

Rangers ngec në javën e 16-të të Premershipit skocez, një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Blutë e “Glasgow” u ndalën në një barazim 1-1 përballë St Mirren, ku në minutat e fundit një penallti e realizuar nga Tavernier, shmangu humbjen për të besuarit e Giovanni van Bronckhorst.

Ndeshja nis mirë për Rangersin që ka disa shanse të mira për të shënuar. Megjithatë, portieri vendas tregohet i vëmendshëm përballë tentativës së Wright dhe nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë. Nga ana tjetër provon edhe St Mirren, por pa sukses.

Starti i pjesës së dytë është më i mirë për vendasit që pas dy minutash lojë gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës. Ekuilibrat e takimit prishen nga Ayunga i cili arrin të mposhtë portierin McGregor.

Rangersi hidhet në sulm për të gjetur golin e baraspeshës, por fillimisht tentativat janë të pasuksesshme. Megjithatë, gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt është Tavernier që mendon për të vendosur ekuilibrat. Ky i fundit realizon me një 11-metërsh dhe vulos rezultatin final të takimit.

Kështu, të dyja ekipet dalin me një pikë nga ky takim dhe Rangers i vendit të dytë shkon në kuotën e 33 pikëve, por bën një hap fals në luftën për titull përballë Celticut. Nga ana tjetër St Mirren ka grumbulluar 21 pikë pas 15 javësh. /oversport.tv

Foto: Rangers Football Club, Twitter

You may also like