Handanovic: Duhet të jemi të përqëndruar, detajet do të vendosin ndeshjen

by admin
Spread the love

Interi do të përplasë brirët në Olimpico të Romës me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe kapiteni i Interit Samir Handanovic. Ai dha edhe përshtypjet që ka për këtë sfidë.

“Të jemi këtu është një shenjë krenarie. Donim të shkonim në finale pas shumë vitesh që Interi nuk ia dilte, dhe këtë objektiv e kemi arritur. Me Juventusin jemi përballur tre herë këtë vit dhe kanë qenë shumë ndeshje të luftuara. Duhet të kemi shumë përqëndrim dhe detajet do të vendosin ndeshjen”.

DETAJET QË BËJNË DIFERENCËN- “Ne duhet të jemi më të mirë, nuk mjafton vetëm një gjë. Siç e kemi parë edhe në tre ndeshjet që kemi luajtur në kampionat që kanë qenë ndeshje të ekuilibruara. Në Torino ata kanë luajtur më mirë se ne, ndërsa në dy sfidat e tjera kemi luajtur më mirë ne. Pres një ndeshje kështu.

Duhet të luajmë futboll dhe të bëjmë në fushë atë që kemi përgatitur. Ashtu si stërvitesh ashtu edhe luan, kjo është ajo që kemi bërë këtë sezon”.

MË E VËSHTIRË TË FITOSH KUPËN APO TË PËRMBYSËSH MILANIN- “Pyetje e bukur, por nuk e di. Sigurisht që do të mendojmë për nesër, kjo është e ardhmja jonë”.

MOMENTI I DOBËT- “Ndonjëherë kjo u ndodh të gjitha skuadrave, zakonisht kur luan shumë ndeshje. Pastaj mund të të duhen disa ndeshje për të reaguar. Nuk e bën me vetëdije, ndodh kur luan shumë”.

ÇFARË KA NDRYSHUAR NË DHOMAT E ZHVESHJES? “Shumë gjëra, nga presidenca tek objektivat. Për të arritur deri këtu është dashur një rrugëtim. Kanë qenë vite të vështira për Interin, ku nuk po arrinim dot të qëndronim lart. Megjithatë, me punën e të gjithë atyre që e duan Interin, jemi rikthyer aty ku e kemi vendin”.

KARAKTERISTIKA MË E MIRË E JUVENTUSIT- “Asnjë, sepse në finale duhet të luash në mënyrën më të mirë dhe më të mirët duhet të luajnë. Karakteristika e tyre më e mirë është tranzicioni”. /oversport.tv

You may also like