Hana Bejiqi me paraqitje në Festivalin Olimpik Evropian

by admin
Spread the love

Talentja e madhe e notit, Hana Bejiqi, ka treguar paraqitje të mirë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.

Ajo është paraqitur në disiplinën 50 metra në krol në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që po zhvillohet në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Hana arriti ta mbyll garën më kohë 28.10 sekonda, që e renditi në vendin e 37-të nga 47 pjesëmarrëse.

Ky rezultat lë për të kuptuar se Kosova ka notare të talentuara por vetëm duhet kushte dhe investime.

Duhet theksuar në fund, a po e paguajnë shtrenjtë notaret divergjencat që po ndodhin në sportin e notin.

Çfarë faji kanë notaret, kur ata janë garuese dhe e prezantojnë në mënyrën më të mirë sportin.

Pse notaret dhe notarët duhet të janë viktimë e përçarjeve mes pushtetarëve të notit?

You may also like