Haliti: Konkursi për specializim publikohet këto ditë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Edmond Haliti, kryetar aktual nga Bordi për Shkollim Specialistik, deklaroi se së shpejti pritet që zyrtarisht të shpallet konkursi publik për specializim.

Për e misionin Info Magazine në Shqip ai tha se kjo është çështje ditësh dhe se të gjithë mjekët e rinj, stomatologët, farmacistët dhe psikologët klinikë do ta kenë mundësinë që të aplikojnë për të përzgjedhur profilin e tyre specialistik profesional që u pëlqen ose në bazë të kërkësave dhe nevojave që janë bërë nga institucionet përkatëse.

“Ky konkurs vjen pas një periudhe rreth dy vjet e gjysmë dhe nga shtatori i vitit të kaluar jemi në përgatitje intensive. Tani e kemi ne dorë një udhëzim të ri administrativ i cili, mendoj unë, se është më i kompletuar se ata paraprakë”, deklaroi Haliti.

Tutje ai shtoi se nevojat vazhdojnë të jenë të mëdha, por edhe takati i institucioneve tona për të ofruar një shkollim specialistik kualitativ është ai që është!

“P.sh. stomatologjia nuk ka kapacitete mentoriale, është dashur të bëhen improvizime të udhëzimeve të kaluara administrative vetëm për t’i akomoduar ata specializantë. Po ashtu edhe në psikologji kemi pasur vështirësi, mezi e kemi filluar procesin e edukimit specialistik, prandaj kanë qenë rrethana, udhëzimet administrative, problemet e trashëguara që ne këtu edhe jemi shkolluar edhe i njohim mirë edhe problematikat, i kemi vuajtur në kurrizin tonë, ka mbi 20 vjet që këtu ka pasur probleme që nuk kanë ofruar një shkollim specialistik të mirëfilltë”

Haliti bëri të ditur edhe se nuk lejohet më specializimi me vetëfinancim.

“Udhëzimi aktual administrativ nuk e lejon kategorinë e specializimit me vetëfinancim, pra nuk ka me specializantë me vetëfinancim. Specializantët ose do të paguhen nga shteti, siç janë lëmitë prioritare, dhe grupi tjetër janë ato të kujdesit primar shëndetësor që i paguan komuna dhe pjesa tjetër është nga institucionet private që mbështeten, subvencionohen, shkollohen e më pas specializantët duhet të punojnë atje”, sqaroi ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like