Haland zgjedh ekipin më të mirë të kalçetos, 5 legjenda në skuadrën e norvegjezit

by admin
Spread the love

Ylli i Mançester Sitit, Erling Haland, ka zgjedhur formacionin e tij me të mirë me pesë lojtarë, duke surprizuar me zgjedhjen e një morie legjendash që tashmë i kanë varur këpucët në gozhdë.

Bomberi më i mirë i Premier Ligës, i cili nën drejtimin e Guardiolës ka shënuar 71 gola në 77 ndeshje, e ndihmoi Mançester Sitin që të fitonte tripletën historike në sezonin e tij debutues vitin e shkuar. Si rezultat, shumë e njerëz do të nxitonin të zgjidhnin Halandin në skuadrën e tyre të kalçetos, por ai vendosi të shkojë për një ekip shumë sulmues, duke zgjedhur tre lojtarëve ofensivë, një mbrojtës dhe një portier.

Ai tha për “Goal.com”: “Do të doja të shihja Ronaldinjon, Mesin, Kristianon. Maldinin do ta riktheja atje vetëm për të mbrojtur. Atëherë më duhet një portier, apo jo? Unë do ta doja Edersonin, sepse në këto ndeshje me pesë kundërshtarë, nëse ai do të ishte në gjendje të gjuante ai do të shënonte 15 gola. Por si portier, unë do të merrja Kasijasin”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like